Gjeli Kosovar - Kosova Longcrower
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
BallinaBallina  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Tė nderuar anėtarė dhe vizitor, sė shpejti do tė aktivizohet domain-i me emrin gjelikosovar. Ju ftojmė tė sjellni shėnime pėr kėtė rac autoktone si dhe per sportet tjera. Tė nderuar anėtarė megjithėse administratorėt dhe moderatorėt e kėtij forumi do mundohen tė fshijnė ose redaktojnė shkrime tė kundėrshtueshme sa mė parė, mirpo ėshtė e pamundur qė tė rishikohet cdo mesazh. Prandaj ju duhet tė kuptoni se mesazhet e postuara nė kėtė forum janė shprehje e opinionit tė autorit dhe jo tė administratorit, moderatorėve apo webmasterit (pėrvec rasteve kur kėta tė fundit janė autorė tė shkrimeve) dhe ata nuk mund tė mbahen pėrgjegjės.  Ju falenderojme, stafi i forumit !

 

 Trofta e Liqenit tė Ohrit nė rrezik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Naki
WebMaster
Naki


Numri i postimeve : 69
Lokacioni : Lipjan
Registration date : 11/09/2007

Trofta e Liqenit tė Ohrit nė rrezik Empty
MesazhTitulli: Trofta e Liqenit tė Ohrit nė rrezik   Trofta e Liqenit tė Ohrit nė rrezik EmptyThu Jan 10, 2008 3:31 pm

Liqeni i Ohėrit dhe specia e rrallė e qujatur Trofta
Trofta e Ohrit, njė peshk antik qė jeton nė njė nga liqenet mė tė vjetra evropiane, po pėrballet me zhdukje pėr shkak tė ndotjes sė liqenit dhe peshkimit tė tepėrt, bėn tė ditur nė njė studim i revistės sė njohur shkencore amerikane "National Geographic" . Revista shkencore amerikane "National Geographic" botohet nė 64 gjuhė tė Botės, dhe qarkullon thuajse nė tė gjitha shtetet e Botės. Kėshtu, qė edhe ky paralajmėrim, i Revistės shkencore amerikane "National Geographic" duhet marrė pajter si shumė seriozė dhe si njė alarmė pėr tė gjithė shkencėtarėt dhe autoritetet e tė tė vendeve, ti dalin nė ball kėsaj fatkeqėsie tė rėndė natyrore, e cila rezulton sipas tyre deri nė zhdukjen e sepcies mė tė rrallė nė Botė, peshkut. tė quajtur Trofėtė, Revista nė fjalė i referohet mėtej njė studimi, i cili vjen nga shkencėtarėt ballkanas, tė cilėt thonė se edhe njė ndalesė e propozuar pesėvjeēare pėr peshkim komercial nuk do tė jetė e mjaftueshme pėr tė shpėtuar kėtė lloj peshku.
Liqeni i Ohrit, qė shtrihet ndėrmjet Shqipėrisė dhe Maqedonisė, ėshtė formuar rreth tre milionė vjet mė parė. Sė bashku me liqenin Baikal nė Rusinė juglindore dhe atė tė Tanganjikės nė Afrikėn lindore, ėshtė njė nga liqenet mė tė vjetra nė botė. Liqeni i Ohrit arrin njė thellėsi prej 290 metrash(930 feet) dhe ėshtė i njohur si "muze i fosileve". Si i tillė ėshtė edhe thesar botėror trashėgimie i Kombeve tė Bashkuara.
Sa vjet ka qė ėshtė "banorė" i kėtij Liqeni, Trofta ?
Trofta e Ohrit, njė peshk i lashtė qė jeton nė liqenin mė tė vjetėr tė Evropės, ėshtė pėrballė zhdukjes, pėr shkak tė ndotjes dhe tė mbipeshkimit. Paralajmėrimi vjen prej shkencėtarėve ballkanas qė thonė se edhe propozimi pėr ndalimin pesėvjeēar tė tregtimit, nuk ėshtė i mjaftė pėr tė shpėtuar specien. I shtrirė midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė, liqeni i Ohrit, ėshtė formuar afro 3 milion vjet mė parė. Sėbashku me liqenin Bajkal nė Rusinė juglindore dhe Tanganikėn nė Afrikėn lindore, ėshtė njė prej liqeneve mė tė vjetėr tė botės. Me njė thellėsi deri nė 290 metra, kjo zonė qė hyn nė Trashėgiminė Botėrore tė Kombeve tė Bashkuara, njihet gjithashtu edhe si "muzeum i fosileve tė gjalla". Ėshtė njė strehė pėr krijesat qė vijnė prej periudhės sė terciarit e qė gjithkund kanė vdekur pėr shkak tė epokės sė akullnajave.
Trofta!!!Cili ėshtė ky peshk i rrallė ?!?
Kushėrinjtė mė tė afėrt tė specieve si trofta e Ohrit (Salmo letnica) mbijetojnė vetėm si fosile. Liqeni 30 kilometėr i gjatė, pėrmban sėpaku 146 specie endemike, ku pėrfshihen 17 lloje peshqish. Shkencėtarėt thonė se ky koleksion unik i botės sė egėr qė ėshtė zhvilluar i izoluar pėrgjatė miliona vjetėve tashmė kėrcėnohet me zhdukje pėr shkak tė forcės njerėzore. Trofta e famshme e Ohrit, njė delikatesė vendase qė rritet mbi 11 kilogram, tashmė ėshtė nė qendėr tė kėtij shqetėsimi. Ndėrsa numri i tyre ka qenė i shtuar nėpėrmjet rritėsve pėrreth liqenit qė prej vitit 1930, binjakėt e kėrcėnimit, ndotja dhe mbipeshkimi, tashmė e vėnė nė dyshim mbijetesėn e saj.
Trofta, njė specie e rrallė nė rrezik!!!
Popullata e rritur ka rėnė ndjeshėm ndėrsa rritėsit kanė mundėsi tė mbledhin vetėm gjysmėn e vezėve qė nevojiten pėr tė plotėsuar numrin e duhur. "Ėshtė tejet e qartė se peshqit nė Liqenin e Ohrit janė nė njė rrezik imediat ndaj duhet tė merren masa pėr veprim tė menjėhershėm. Tė gjitha tė dhėnat tregojnė se popullata e troftės ėshtė nė rėnie tė madhe", thonė shkencėtarėt nė njė raport mė tė fundit nė Projektin pėr Ruajtjen e Liqenit tė Ohrit (LOCP). I financuar nga Banka Botėrore, projekti filloi mė 1996 me qėllimin ruajtjen e biodiversitetit tė liqenit. Peshkatarėt e tregtimit - ka afro 90 vetėm nė bregun verior tė liqenit - nxjerrin afro 80 ton nė vit. Shumė peshkatare ilegalė veprojnė nė liqen, kryesisht nga Shqipėria. Nė pėrgjigje tė shqetėsimeve tė ngritura, qeveria maqedonase ka mbėshtetur njė propozim qė ndalon gjuetinė pėr pesė vjet.
Shpėtimi i Liqenit tė Ohrit !
Shkencėtarėt, thonė se duhet pasur parsysh ky problem, i cili duhet trajtur nė adres tė institucioneve tė cilat tė zgjidhin kėtė problem. Pėr kėtė qėllim shkencėtarėt e tė tė dy vendeve, kanė kėrkuar bashkėpunim midis Shqipėrisė dhe FYROM(IRJM). Ndėrsa njė ndihmė tė madhe nė shpėtimin e kėsaj specie dhe ruajtjen natyrore tė Liqenit tė Ohrit, po jep Baka Botėrore, e cila ka ofruara pėr gjashtė vjetet e ardhėshėm njė shumė prej 4,2 miljon dollarėsh amerikan. Sipas njė studimi , rreziku mė i madh pėr kėtė liqen dhe sepeciet e tija, janė derdhjet e fosforit. Nė vit aty derdhen nga rrjedhjet e ujrave dhe shirat rreth 150 ton fosfor. Njė problem tjetėr i cili po studiohet me kujdes, janė turistėt. Kėtė Liqen e vizitojn rreth 200 mijė turistė, tė huaj dhe tė brėndėshėm nė vit, tė cilėt peshkojn ose ndotin pa ndonjė rregullore tė pėrcaktuar mirė Liqenin. Prandaj edhe duhet qė disa gjėra tė harmonizohen mirė, midis ambjetalistve tė Shqipėrisė dhe FYROM-it. Gjermania dhe Zvicera, thotė njė shkencėtar vendas, kanė treguar interes pėr tė kontribuar nė ruajtjen e vlerave tė mėdha qė ka Liqeni i Ohėrit.


National Geographic:"Fossil Trout" Faces Extinction in Balkans,
Experts Warn
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nasergashi.com
Naki
WebMaster
Naki


Numri i postimeve : 69
Lokacioni : Lipjan
Registration date : 11/09/2007

Trofta e Liqenit tė Ohrit nė rrezik Empty
MesazhTitulli: Re: Trofta e Liqenit tė Ohrit nė rrezik   Trofta e Liqenit tė Ohrit nė rrezik EmptyMon Jan 14, 2008 7:22 pm

NJĖ DELIKATESĖ E RALLĖ
Trofta e Ohrit, jeton vetėm nė kėtė liqen tė Maqedonisė dhe ēmohet shumė nga peshkatarėt dhe ekspertėt e ushqimit. Peshku ėshtė identifikuar si i njė lloji tė veēantė nė vitin 1924.
Ky peshk gjendet vetėm nė liqenin Ohėr, i cili ėshtė krijuar nė Kohėn e Akullit dhe ujėrat e tė cilit janė aq tė pastra sa fundi i liqenit mund tė shihet edhe nė thellėsi prej 10 metrash.
Pėr shekuj trofta ka qenė ushqim kryesor pėr fshatarėt dhe peshkatarėt tė cilėt jetonin pėrreth ujit, me rezerva tė mėdha deri nė kohėt e fundit. Deri nė tė tetėdhjetat, rreth 220 ton trofta janė kapur ēdo vit dhe nuk ishte e pazakontė qė peshkatarėt tė kapnin trofta pesė kilogramėshe.
Por dy dekadat e fundit nuk kanė qenė tė mira pėr kėtė lloj peshku.
Qė nga shkatėrrimi i Jugosllavisė, shkatėrrimi i rregullave, peshkimi i tepėrt dhe paraqitja e llojeve nga jashtė kanė pasur efekt katastrofal.
Kompania e Troftės nė Ohėr, kompania maqedone nė krye tė peshkimit komercial deri nė vitin e kaluar, pėrdorte roje pėr tė mbrojtur resurset natyrale tė liqenit. Por kur qeveria pėrfundoj marrėveshjen me kėtė kompani nė mars 2004, rojet gjithashtu u zhdukėn.
Kapjet kanė shėnuar rėnie dramatike. Nė vitin 1996, Unioni i Botės pėr Konservim vendosi kėtė peshk nė Listėn e Kuqe tė llojeve tė rrezikuara.
Nė shkurt 2005, qeveria e Maqedonisė mė nė fund ndėrmori masa dhe vendosi ndalim tė pėrgjithshėm tė peshkimit nė kėtė liqen.
Megjithatė, peshkimi ka vazhduar edhe mė tutje. Njė rrjet i kontrabanduesve dhe blerėsve siguron se ēdokush me mjaft tė holla – pėrfshirė edhe politikanėt dhe njerėzit e tjerė tė famshėm – vazhdojnė tė ushqehen me troftėn e Ohrit nė shumė restaurante tė vendit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nasergashi.com
 
Trofta e Liqenit tė Ohrit nė rrezik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Trofta
» Liqeni i Ohrit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Gjeli Kosovar - Kosova Longcrower :: Llojet e Peshkut nė ujrat e ėmbla :: Trofta (Salmo trutta)-
Kėrce tek: